Celebrities Gossip Showbiz

“Ai nuk meriton asgjë!” Diola revoltohet me Luizin…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Me daljen e Efit dhe Luizit nga ambienti ku ata ishin vendosur përkohësisht, shtëpia ka filluar të ketë dinamika të reja dhe po bëhet një kaos i vërtetë. Pasi Luizi kishte rrëfyer se banorët e rinj marrin frymë kot në këtë shtëpi, Diola Dosti ka reaguar fill pas daljes së tij gjatë mbrëmjes së djeshme. Ajo më parë ka deklaruar se ka hequr tumorin në gji, fatmirësisht duke e fituar me sukses betejën që ajo ka patur me këtë sëmundje.

Ndaj edhe pse Luizi është shprehur në kontekstin e lojës, ajo e ka marrë mjaft personale duke reaguar kunddrejt tij. Ajo ka këmbëngulur te Kiara, duke i thënë se është ajo arsyeja pse Diola ka patur atë sjellje me Luizin deri më tani, edhe pse sipas saj, ai nuk e meriton.

Nuk dua asnjë gjë Kiara. Të gjitha gjërat që janë bërë në këtë shtëpi, edhe dalja e tij, kanë qenë falë teje. Jam kritikuar që e kam bërë për ty. Dhe realisht e kam bërë vetëm për ty, sepse ai nuk meriton asgjë.