Celebrities Gossip Showbiz

“Ajo është xheloze…”, Kiara dhe Tea “sherr” për Luizin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tea dhe Kiara prej ditësh janë përplasur me njëra-tjetrën në distancë por dhe përballë brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Thelbi i këtij debati është bërë pikërisht Luizi, pasi sipas Teas, Kiara është xheloze, ndërsa nga ana tjetër moderatorja tha se është gjithçka për mënyrën si ajo luan.

Tea: Do doja shumë që Kiara dhe Efi të shohin darkën time. Nuk është aspak e vërtetë  që unë e kam pasur ëndërr të isha në atë darkë. Luizi ka qenë duke parë kiarën dhe i bënte ato komente që të dëgjonte Kiarën. Nuk ishte për të më bërë mua të ndihesha mirë. Kiara ka reaguar ndaj meje pas performancës me Luizin. Mendova se ishte xhelozi. Ajo me tha ishte në kuadër të lojës.”- tha Tea.

Kiara: Nuk kam ndjerë xhelozi. Nuk kam asgje personale. Nuk më pëlqen si po luan. Është ajo që ka dashur të prezantohet si pjesë e një trekëndëshi. Pjesa që më ka bezdisur është morali që më ka bërë duke më thënë si i ri afër një njeriu që të përqafon. Dhe nga ana tjetër Tea ka bërë të njëjtën gjë, ka vazhduar ka folur, ka qeshur, e ka përqafuar. Nuk më pëlqen kur bën moral kot.

Luizi duket se këtë ‘Prime’ kishte ndërmend të na befasojë të gjithëve, pasi papritmas ka ndryshuar ‘look-un’ e tij. Vetëm pak më parë Luizi ka vendosur ti lyejë flokët e tij ngjyrë jeshile, një ndryshim të tillë nuk e pritur askush. Ama duket se e ka arritur të ketë vëmendjen e të gjithëve.