Health & Beauty Lifestyle

Ajo që keni besuar gjithmonë për kremin e fytyrës paska qenë një mit, flasin ekspertët!

“Sa më shumë të përdorni një produkt, aq më benfite do të ketë për lëkurën tuaj.” Kjo është një mit. Sipas ekspertëve të lëkurës, ka përbërës që janë thelbësorë për lëkurën, por nuk duhet ta teprojmë. Shumë prej tyre, nëse aplikohen për një kohë të gjatë, janë të mbingopur në lëkurë dhe nuk kanë rezultat.

Kjo është arsyeja pse ne ndryshojmë produktet e kujdesit dhe kështu e mbajmë lëkurën të stimuluar, duke përpunuar përbërës të rinj. Sugjerohet që kur një produkt mbaron, të përdorni një të ri dhe pasi të mbarojë, të ktheheni te ai i mëparshmi nëse keni pasur rezultate më të mira. Ekspertët e kujdesit për lëkurën shpjegojnë se përdorimi i furçës kur aplikoni kremin e fytyrës ka përparësi të shumta, në vend që të aplikoni kremin në mënyrën e zakonshme me gishta.

E para, duke përdorur një furçë, do të shmangni bartjen e papastërtive dhe mikrobeve të rrezikshme nga gishtat në fytyrë. E dyta, furça do ta përhapë më mirë kremin në fytyrën tuaj, kështu që nuk do ta hidhni tepricën si në rastin kur përdorni gishtat, gjë që është ekonomike, sidomos nëse përdorni kremra të shtrenjtë.

Tendenca për të përdorur në lëkurë produkte sa më natyrale, është gjithnjë në rritje. Mirëpo, ka disa produkte të cilat nuk duhen vendosur kurrsesi në fytyrë. Sa herë që mund të ndjesh një fytyrë të lodhur dhe pa shkëlqim, ka një zgjidhje emergjente dhe shumë të shpejtë, e cila do të të kthejë freskinë në fytyrë. Këtë maskë mund ta përdorësh në çdo orar të ditës pra në mëngjes, pas pune apo në darkë, para se të flesh. Kushti i vetëm janë 15 minuta. Në kushte shtëpie, jepi jetë fytyrës dhe mos e lë veten pas dore. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.