Botë e Çuditshme Food & Drink

Ajo që nuk pritej ndodh në Samitin e NATO-s, sallatë ruse në menunë e restorantit!

Teksa prisnin për mbërritjen e udhëheqësve të vendeve të ndryshme në Samitin e NATO-s në Madrid, zyrtarët dhe gazetarët panë me habi se në restorantin ku u mbajt takimi i parë, kishte në menu edhe sallatë ruse. Sikurse edhe në Shqipëri, sallata ruse, e përbërë nga bizele, patate, karota e majonezë, është një pjatë mjaft e preferuar, por askush nuk e priste që ajo të përfshihej në menu, në një takim ku Rusia pritet të etiketohet si kërcënim për sigurinë globale, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Gazetari spanjoll Iñaki López për median “La Sexta” tha se:

Sallatë ruse në Samitin e NATO-s? Jam pak i befasuar për këtë zgjedhje.

Por sipas raportimeve, sallata ruse u shit brenda pak orësh në restorant. Gjatë darkës së shtruar në mbrëmje, në Pallatin Santa Cruz në qendër të Madridit, menuja ishte pak më diplomatike. Shefi i kuzhinës Jose Andres, i cili përgatiti ushqimin në banketin e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, shërbeu veç të tjerave edhe sallatë “ukrainase”, duke i ndryshuar emrin sallatës ruse, siç ka bërë në të gjithë restorantet e tij në Spanjë.

Para pak kohësh, i ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani i cili në pjesën e parë na foli rreth tryezave festive se çfarë është konsumuar më shumë më përpara e çfarë konsumohet më së shumti në ditët e sotme. Në pjesën e dytë, spikeri Elios Shuli e pyeti Alfion rreth sallatës ruse, e cila nuk mungon asnjëherë në tryezat festive të shqiptarëve. Por si mund të përgatisim ne një sallatë ruse perfekte në kushte shtëpie? Zbuloni duke klikuar në këtë link.