Celebrities Film & Tv

Ajo që prisnim më në fund erdhi, publikohet traileri i serialit të ri “And Just Like That”!

Një tjetër lajm i mirë për të gjithë fansat e serialit ikonik “Sex and the City”. Së fundmi është publikuar traileri i serialit që do të dalë së shpejti në transmetim, “And Just Like That”, vazhdimi i tij.

Ditën e kaluar, platforma e transmetimit të ‘HBO Max’ njoftoi se seriali i ri me 10 episode do të lançohet më 9 dhjetor të këtij viti. Kompania tha në një deklaratë për shtyp se dy episodet e para do të transmetohen në atë datë, ndërsa tetë episodet e tjera premierë do të publikohen çdo të enjte pas kësaj.

I përshkruar nga ‘HBO Max’ si një kapitull i ri i shfaqjes së hitit origjinal, “And Just Like That” do të paraqet personazhet kryesore Carrie, Charlotte dhe Miranda, të luajtura nga aktoret Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, ndërsa ato shijojnë jetën në të 50-at e tyre.

Seriali origjinal “Sex and the City” u shfaq në ‘HBO’ nga viti 1998 deri në 2004 dhe u krijua nga Darren Star, bazuar në librin me të njëjtin titull nga Candace Bushnell. Ky serial përshkruante historitë e katër grave teksa përjetuan ulje-ngritjet e dashurisë, karrierës dhe miqësisë në të 30-at e tyre.

Kim Cattrall, e cila luajti si Samantha në shfaqjen origjinale të viteve ’90 dhe ’00, nuk do të kthehet në serial, ku pritet të shfaqen disa personazhe të rinj. Nga ana tjetër, aktori Chris Noth do të risjellë rolin e tij të famshëm si, Z.Big. Teksa, u lajmërua dhe pjesëmarrja e një aktoreje të re, por jo të panjohur për publikun, Sara Ramirez (e njohur nga roli i saj si Callie nga seriali hit Grey’s Anatomy). Personazhi i saj do të sjellë një risi, pasi do të jetë e para biseksuale në serial dhe do të quhet Che Diaz.