Celebrities Gossip

“Ajo tha po…”, Dj Pm i ka propozuar Sarah Berishës për martesë?

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Sarah gjithmonë poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e Dj Pm. Ama fotoja e fundit e postuar në Instastory ka trazuar të gjithë rrjetin. Sarah ka postuar një foto të dorës së saj, ku duket një unazë fejese në gisht dhe ka shkruar : “Ajo tha po”, duke na lënë të kuptojmë se partneri i saj i zemrës, Dj Pm i ka propozuar për martesë. Shpresojmë shumë që kjo të jetë e vërtetë dhe jo një lojë nga çifti për të ngacmuar ndjekësit e tyre apo mediat.

Ka kaluar tashmë 1 vit që kur Sarah nisi rrugëtimin e saj në “Big Brother Vip” e përveç shpirtit të saj të bukur që ka treguar në lojë, gjithashtu ka nisur edhe historinë e saj të dashurisë me Dj Pm, i cili gjithashtu ka qenë banor i shtëpisë së ‘BBV’. E në kujtim të kësaj dite të veçantë për të, Sarah ka dashur të shprehet me disa fjalë me anë të një postimi në Intastory.