Showbiz

Akil Pano: “Kisha ka parime, nuk duhet të hapë portën për qëndrimet doktrinore të LGBTIQ+”

Ditën e kaluar një koment i bërë nga Papa Françesku mbi komunitetin LGBTIQ+ ka nxitur debate të shumta.

Papa përqafoi të gjithë personat e këtij komuniteti duke u shprehur se ata janë ‘bijtë e Zotit’ dhe ‘është e drejta e tyre të jenë pjesë e një familjeje’.

Ky koment u zbulua pas dokumentarit të tij i quajtur “Francesco” premiera e së cilës debutoi në Festivalin e Filmit në Romë rreth 2 ditë më parë. Në këtë dokumentar, Papa Françesku trajton tema të cilat mendon se janë më delikatet si; varfëria. pabarazia, diskriminimi, ambientalizmi.

Për të folur më tepër rreth komentit të Liderit Shpirtëror të Botës Katolike, sot me ne në studio ishte pastori Akil Pano. Ai u shpreh se komenti i Papës është nxjerrë jasht kontekstit duke shpjeguar se në se fakt, fjalët e tij të vyera ishin një thirrje për t’ju rikthyer besimit.

Duke qenë se deklarata e Papa Françeskut u mor si e mirëqenë, ku shumë njerëz mendojnë se ai i dha të drejtë homoseksualëve për t’u martuar e kriuar familje, qëllimi i tij nuk ishte ky.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se fjalët e tij janë nxjerrë jasht kontekstit. Personalisht mendoj se Kisha, në vend që t’i hapë portat për të liberalizuar qëndrimet doktrinore mbi këtë çështje të komunitetit LBGTIQ+, duhet t’i qëndrojë besnike parimeve të veta” -tha Akil Pano për mikrofonin e TAR.