Aktualitet

Aksident fatal në Greqi, shuhen tre anëtarë të një familjeje shqiptare!

Një aksident tragjik i ka marrë jetën tre anëtarëve të një familjeje shqiptare në Domokous të Greqisë. Mësohet se makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur kokë më kokë me një kamion-cisternë. Mediat greke raportojnë se për pasojë, nga përplasja fatale ndërruan jetë kryefamiljari 46-vjeçar, bashkëshortja 43- vjeçe dhe vajza e tyre, 22. I vetmi i mbijetuar është djali 17-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht ai është shtruar në spitalin e Lamias. Sipas kryetarit të Komunitetit të Koromilisë, Dimitris Giataganas, në aksin rrugor ku ndodhi përplasja, brenda dy vitesh janë regjistruar 8 aksidente, dy prej tyre me vdekje. Ai tha se asfalti është i vjetër dhe në shiun e parë, bëhet i rrëshqitshëm. Rrethanat e aksidentit të rëndë vazhdojnë të hetohen.