Sport

Aksident i frikshëm, dëmtohet legjenda e çiklizimit britanik, Mark Cavendish! (Video)

Një aksident të rëndë ka pësuar legjenda e çiklizimit britanik, Mark Cavendish, i cili merrte pjesë në një garë në Belgjikë.

Çiklisti pësoi dëme të mëdha në mushkëri duke qenë se natën e kaloi në spital dhe në terapi intensive. 36-vjeçari pati probleme me mushkëritë, ndërsa theu edhe dy brinjë.

Megjithatë, për fat, Cavendish është në gjendje të mirë dhe pritet që në vazhdim të lejë edhe ambientin e spitalit për të vazhduar rikuperimin në mënyrë personale, ndërsa për të rifilluar sërish aktivitetin fizik duhet të kalojë një kohë paksa më e gjatë.