Aktualitet

Aksident i frikshëm në Vlorë, përmbyset makina/Dy të lënduar!

Dita e sotme nisi me një aksident të frikshëm në Vlorë. Në lagjen “10 Korriku” të qytetit bregdetar jugor, një automjet u përplas me një pemë dhe me koshin e mbeturinave, para se të kthehej përmbys.

Dy personat që gjendeshin në makinë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor të specializuar. Në vendngjarje, policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia në lëvizje, tej normave të lejuara.

Sipas informacioneve të uniformave blu, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Në fakt, nga pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë, duket qartë që makina ka qenë me shpejtësi të madhe.