Aktualitet

Aksident masiv në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 makina, disa të plagosur!

Një aksident i trefishtë është shënuar këtë të hënë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Dy automjete tip ‘Benz’ dhe një mjet tip ‘Fuoristradë’ janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ” Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.