Aktualitet

Aksident masiv në Milot-Mamurras, përfshihen dy automjete të eskortës së ish-Kryeministrit Berisha!

Një aksident masiv ku janë përfshirë 4 automjete është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin e autostradës Milot- Mamurras.Dyshohet për tre persona te plagosur. Dy prej automjeteve  dyshohet dyshohet se i përkasin eskortës së ish- kryeministrit Berisha. Pas përfundimit të takimit në Laç, gjatë kthimit në kryeqytet dy nga mjetet e eskortës janë përfshirë në aksident në afërsi të Fushë Mamurrasit, mësohet se tre persona janë lënduar lehtë dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.

Vijon..