Aktualitet

Aksident me 6 të plagosur në Pogradec-Qafë Thanë/2 të lënduar në gjendje më të rëndë!

Aksident në aksin kombëtar Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë. Policia njofton për gjashtë të plagosur, dy prej tyre në gjendje shëndetësore më të rëndë. Në aksident u përfshinë një furgon tip “Benz”, si edhe dy automjete tip “Opel” e “Toyota”. Të gjithë të lënduarit u dërguan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore gjashtë shtetas, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.