Aktualitet

Aksident me 7 të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër/Një fëmijë në gjendje të rëndë!

Aksident i rëndë rrugor në aksin Lezhë-Shkodër, pranë Kallmetit. Paraprakisht, raportohet për 7 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, përfshirë një fëmijë. Që të gjithë u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës. Për momentin ka shumë pak detaje rreth aksidentit të rëndë rrugor, më i fundit që shënohet në vendin tonë. Gjithashtu, mësohet se të lënduarit udhëtonin në një makinë që doli jashtë rruge. Dyshohet se shkak për aksidentin u bë një parakalim i gabuar nga një automjet me targa Kosove. Ndërkohë, në zonë u krijua trafik i rënduar dhe po bëhet devijimi i mjeteve për në rrugën e vjetër Kallmet-Dajç.

Kujtojmë se 71 aksidente u regjistruan ne vendin tonë, vetëm gjatë javës që lamë pas. 37 prej tyre ishin me makinë dhe të tjerat me motor e biçikletë, por nuk kanë munguar as ato me këmbësorë. Mësohet se në 4 muaj kur dhe nisi sezoni turistik, shifrat e aksidenteve janë shumë të larta. Kjo për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit apo drejtimit të makinës në gjendje të dehur. Sipas ekspertëve, emigrantë të cilët vijnë me automjetet e tyre ose i marrin ato me qira, nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit njëlloj si në vendin ku kanë emigruar.