Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen te Komuna e Parisit, ndërron jetë 70 vjeçari!

Një 70-vjeçar është përplasur për vdekje këtë të martë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Shtetasi me iniciale F.Gj. është goditur nga automjeti që drejtonte shtetasi me iniciale A.R.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në spital. Shkaqet e aksidentit që rezultoi fatal për 70-vjeçarin, ndërkohë që pritet që ekspertiza të zbardhë ngjarjen.

Ndërkaq, Policia Rrugore e Fierit ka proceduar penalisht 10 drejtues mjetesh gjatë javës që lam pas, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë janë proceduar administrativisht gjithsej 2085 drejtues mjetesh. 880 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Kujtojmë se Policia Rrugore ka ashpërsuar masat për personat që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!