Bota

Aksident me vdekje në aksin Mamurras-Fushë Krujë, humb jetën 60-vjeçari!

Një makinë tip ‘Benz’ teksa udhëtonte në aksin autostradë Mamurras-Fushë-Krujë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur pranë rrugës. Drejtuesi udhëtonte i vetëm në makinë, ndërsa në vendin e ngjarje kanë mbërritur autoambulanca, për ta dërguar të plagosurin për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i makinës, sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, ka gjetur vdekjen nga plagët e marra gjatë aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.