Aktualitet

Aksident në aksin Dishnicë-Çiflig të Korçës, humb jetën një 15-vjeçar!

Aksidentet automobilistike vazhdojnë që të përgjakin rrugët e vendit tonë dhe më i fundit me pasoja fatale u shënua sot në rajonin juglindor të territorit shqiptar. Paraprakisht, Policia e Korçës njofton se një 15-vjeçar gjeti vdekjen e vëllai i tij 21-vjeç mbeti i plagosur.

Ky i fundit po drejtonte një makinë tip “BMW” kur humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga Dishnicë-Çiflig. I mituri që udhëtonte me të si pasagjer, për fat të keq ndërroi jetë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Korçës. I lënduari nga fshati Pojan i Maliqit po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale e zyrtarisht njoftohet se po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga të mjetit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.