Aktualitet

Aksident në Berat, makina bie në Osum, humb jetën nëna me fëmijën 6-vjeç!

Aksident i rëndë rrugor në Berat. Në vendin e quajtur Ura e Goricës ku në hyrje të qytetit muze, një automjet ra nga lartësia e përfundoi në ujrat e lumit Osum.

Kalimtarë të rastit dhe policia kanë ndërhyrë për të ndihmuar personat që ndodheshin brenda automjetit, duke arritur të nxjerrin një grua e fëmijën e saj 6-vjeç. Por, fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë aksidentit.

Makina e drejtuar nga Klaudia Xheferi devijoi dhe përfundoi në ujërat e lumit e siç tregojnë dëshmitarët në vendngjarje, u detyrua të bënte një lëvizje të tillë, me pasoja fatale, pasi i doli përballë një automjet tjetër. Ata që dhanë ndihmën e parë thyen xhamin e makinës së 30-vjeçares dhe fillimisht, nxorrën të miturin e pas 15 minutave, nënën e tij. Për fat të keq, nuk arritën të mbijetonin.