Aktualitet

Aksident në Bulqizë/ Plagoset rëndë shoferi, makina bëhet copash!

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Arbrit në Bulqizë me pasojë plagosjen e një personi.

Një makinë tip “Audi” me targa AB051 ID ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Re”.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë të cilët kam mbërritur menjëherë në vendngjarje.

I aksidentuari është dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ndihmën e parë ku dhe pritet të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë plagë të rënda.