Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas 3 vjeçarin. Në pranga shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, në Durrës, ku  një makinë ka përplasur një fëmijë në moshën 3-vjeçare.

Policia bën me dije se i mitur është përplasur nga automjeti me drejtues 43 vjeçarin, R. B.,

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.