Aktualitet

Aksident në Lushnje, ndërrojnë jetë at e bijë!

Një aksident i rëndë me 2 viktima ka ndodhur ditën e sotme në Lushnjë në fshatin Bubullimë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën babai 68- vjeç me të bijën.

Makina me të cilën po udhëtonin babë e bijë ka dalë nga rruga duke rënë nga ura përmbys.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh.O, 68 vjeç banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.