Aktualitet

Aksident në Tiranë, autobusi përmbyset pasi del nga rruga, 3 pasagjerë të lënduar

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Saukut, kur një autobus i linjës interurbane Tiranë-Krrabë ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 3 pasagjerë kanë mbetur të lënduar, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, autobusi në momentin e përplasjes ka marrë para 2 mjete në rrugën e Elbasanit në Tiranë, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit Gentjan Qosja nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e ambulancës.