Aktualitet

Aksident në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe” në Kukës, ndërron jetë 30 vjeçari!

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë pasdite në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, në Kukës.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një 47-vjeçar i cili drejtonte automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar për vdekje një 30-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

“Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.