Aktualitet

Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, njëra përfundon në lokal

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Vlorë, pranë ish shtëpisë së oficerëve. Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë, njëra prej tyre ka përfunduar brenda një lokali. Dy persona kanë mbetur të plagosur të cilët po transportohen në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, në lagjen “28 Nëntori”, pranë mobileri “Aliko”, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali. Gjithashtu si pasoje e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.

Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.