Aktualitet

Aksident rrugor me një të plagosur në Lezhë-Shkodër!

Aksident rrugor me një të lënduar në aksin Lezhë-Shkodër. Rreth orës 10:00 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, një makinë me drejtuese një shtetase përplasi një 65-vjeçar, i cili lëvizte me motoçikletë. Ai mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, shtetasja K. B. duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Z. P. 65 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë. Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Po sot, një makinë që udhëtonte drejt Bulqizës mori flakë në Bypassi-in e rrugës së Arbrit, fatmirësisht pa të lënduar. Por, u bë shkak për vështirësimin e qarkullimit në rrugë. Ndërkohë, policia nisi hetimet dhe dyshohet se shkak i djegies së automjetit ishte një shkëndijë elektrike. Nuk janë të rralla rastet kur në këtë aks rrugor shumë makina përfshihen nga flakët. Si rezultat i terrenit malor pësojnë defekte në motor.