Aktualitet

Aksident rrugor në Gjirokastër, plagoset një grua!

Aksident me një të plagosur në jug të vendit. Një grua e moshës 62-vjeçe u plagos sot pas përplasjes së makinës tip “Benz” ku udhëtonte si pasagjere me një tjetër automjet në aksin Kakavijë-Gjirokastër. Gruaja e lënduar u dërgua në Spitalin Rajonal Gjirokastër për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në vendin quajtur “Kordhocë”.

Njoftimi i Policisë:

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Kordhocë”. Janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen M. P., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. A.

Për pasojë, është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasja M. A., 62 vjeçe), e cila u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.