Aktualitet

Aksident tragjik me një viktimë në Rrogozhinë!

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët shqiptare. Rreth mesdite, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, në aksin Rrogozhinë-Elbasan, një “Benz C Class”, përfundoi i shtypur nën rrotat e një kamioni që transportonte inerte. Drejtuesi, i identifikuar si shtetasi Ndriçim Dervishi 30-vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri i autoveturës, ende i paidentifikuar u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike. Ata qëndruan të bllokuar brenda makinës e fillimisht u raportuan dy viktima.

Paraprakisht, si shkak dyshohet parakalimi i gabuar i Benz-it. Ndërkohë, shoferit të maunes i jepen inicialet I.C. Policia në vendngjarje nisi hetimet për aksidentin tragjik, më i fundit me pasoja fatale që regjistrohet në vendin tonë, megjithë apelet e vazhdueshme për të treguar kujdes në timon.