Bota

Aksidenti me 12 të vdekur në Kroaci, autobusi hiqet nga vendngjarja! Publikohet video pak para aksidentit!

Mediat kroate, kanë publikuar disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë ku shfaqet autobusi 7 minuta përpara aksidentit tragjik në autostradën afër Breznicës ditën e sotme.

Në video nuk shihet ndonjë sjellje e pazakontë e shoferit, por pak minuta më vonë, autobusi doli nga autostrada, duke vrarë 12 pasagjerë.

Ndërkohë, sipas informacioneve të paraqitura nga ministri i Shëndetësisë Vili Berosh në një konferencë të për mediat, 19 persona janë lënduar rëndë, ndërsa 13 kanë plagë të lehta.

Ndër të tjera, mediat e huaja nënvvizojnë se shoferi humbi kontrollin e timonit dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit, u bë autopsi e viktimave dhe është urdhëruar ekspertizë për testin e alkoolit të drejtuesit të autobusit.