Aktualitet

Aksidenti në Lezhë, i plagosuri mbi 1 orë i bllokuar në mjet, po punohet për nxjerrjen e tij!

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër.

Mësohet se janë përplasur 3 automjete, dhe për pasojë janë plagosur 2 persona. Njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar në automjet.

Tre persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin e ndodhur sot pasdite në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër. Njëri nga të plagosurit Hajri Kalaj është punonjës i bashkisë Lezhë. Përplasja ka qenë e fortë dhe ka mbetur I bllokuar në makinë. E ndërsa po punohet për nxjerrjen e tij nga makina po i jepet dhe ndihma mjekësore në vendngjarje për shkak të dëmtimeve të shumta.