Aktualitet

Aksidenti në Qafë Thanë-Librazhd, 1 viktimë e 4 të plagosur!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Qafë-Thanë-Librazhd. Një autobus është përplasur me një furgon për pasojë ka ndërruar jetë shoferi furgonit, ndërsa janë plagosur 4 pasagjerë të autobusit.

Mësohet se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Guroja”.

Mjeti autobus me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Qani Beqo, rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Qani Beqo, si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë të autobusit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit