Bota

Aksidenti tragjik në Greqi/ Kompania e trenave: Nuk jemi përgjegjës por do dëmshpërblejmë familjarët e viktimave dhe të plagosurve !

Familjarët e viktimave të shkaktuar nga përplasja e trenit në Greqi, do të marrin 42 mijë euro dëmshpërblim paradhënie nga kompania e trenit “Hellenic Train”.

Siç thekson në njoftimin e saj, pavarësisht se kompania nuk është përgjegjëse për aksidentin , por për arsye të ndjeshmërisë së veçantë sociale dhe duke marrë parasysh Legjislacionin dhe Praktikën Evropiane në aksidente të ngjashme hekurudhore, ajo do të paguajë:

– familjarëve të pasagjerëve të ndjerë paradhënie prej 42.000 euro.

– për pasagjerët e lënduar, pavarësisht nga ashpërsia e dëmtimit, një paradhënie prej (a) 5000 euro nëse në datën e këtij njoftimi nuk janë shtruar në ndonjë spital apo klinikë dhe (b) 10000 euro nëse në datën e me këtë njoftim ata qëndrojnë të shtruar në çdo spital apo klinikë dhe me qëllim plotësimin e nevojave financiare imediate.

Njëkohësisht familjeve të të vdekurve, të lënduarve dhe pasagjerëve të tjerë të trenit fatal do t’u jepet dëmshpërblim prej 300 euro për bagazhet e tyre.