Rajoni

Aktakuzat në Hagë për ish-UÇK/në, kërkohet shtyrje e gjykimit

Sot në seancën e dytë në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit kërkoi që gjykimi për krime lufte dhe kundër njerëzimit, ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mos nisë para verës së vitit 2022.

Me kërkesën për më shumë kohë, avokati i Thaçit, David Hooper e cilësoi “absurd” pretendimin e Zyrës së Prokurorit Special që gjykimi të fillojë në qershor të 2021-shit.

Në të njëjtën linjë u shprehën dhe avokatët e Veselit, Krasniqit e Selimit, duke theksuar domosdoshmërinë e hetimeve të thelluara, çka nënkupton nevojën për më shumë kohë.