Çdo gjë është ashtu si duket Sociale

Aktivisti dhe poeti Agon Rexhepi shpjegon sloganin e fuqishëm: “Ne jemi familje!”

“Çdo gjë është ashtu si duket” erdhi mjaft ndryshe këtë të enjte teksa me rastin e finales europiane të Conference League, emisionet e TAR vijnë tek ju drejtpërdrejt nga sheshi Skënderbej! I ftuar në këtë episod kaq të veçantë, në pjesën e parë ishte aktivisti dhe poeti Agon Rexhepi. Ai foli më tej për komunitetin “LGBTQ+”, teksa tregoi për diversitetin e këtij grupi.

Anëtarët e këtij grupi kanë diversitet brenda grupit. Për shumë persona të këtij komuniteti, koncepti i familjes nuk lidhet detyrimisht me lidhjen e gjakut. Slogani ynë është “Ne jemi familje!” Ideja e komuniteti dhe solidaritetit më ka bërë të besoj që ky slogan është i duhuri. Brenda familjes kemi përqafuar diveristetin.

Rexhepi u shpreh më tej mbi nismat rinore të këtij komuniteti dhe aktivitetet e rëndësishme që ai ka ndërmarrë.

Aktiviteti i parë ka qenë letër familjare. Kemi marrë disa persona të komunitetit “LGBTQ+” që i kanë shkruar një familjari. Kanë qenë 6 letra gjithsesj drejtuar prindërve, vëllait, motrës, shoqes apo shokut. Ka qenë sa fuqizuese, aq edhe e dhimbshme.

Dukshëm aktivitetet dhe nismat janë gjithëpërfshirëse, teksa pjesë e tyre janë bërë edhe personazhet e ndryshme publike.

Kemi ftuar disa figura publike sepse ne kemi besuar në fuqinë e diversitetit. Ndonjëherë humbasim në privilegje…

Rexhepi na lexoi edhe një pjesë të librit të tij “Poezi Queer”, për të cilin siç u shpreh, interesimi i njerëzve ka qenë mjaft i madh.