Celebrities Film & Tv

Aktoret e famshme do t’i shohim së bashku në një projekt të ri filmik!

Aktoret e famshme, Natalie Portman dhe Julianne Moore, së fundmi do të jenë pjesë e një projekti filmik. Artistet kanë pranuar role në dramën “May December”, e cila do të xhirohet nën drejtimin e Todd Haynes. Filmi ka në qendër një aktore të re hollivudiane (Portman), e cila shkon në bregdetin e Maine për të takuar një grua (Moore), karakteri i të cilës interpretohet në filmin e ri.

Bëhet fjalë për një grua, e cila ishte në qendër të vëmendjes së publikut dy dekada më parë kur u martua me një burrë 23 vjet më të ri. Këto janë detajet që janë bërë të njohura. Skenari është shkruar nga Samy Burch, kurse xhirimet do të fillojnë në vitin 2022.

Rikujtojmë, se aktorja e famshme dhe shumë e dashur për publikun Natalie Portman ka zbuluar vështirësitë për të patur mikesha në Hollywood. Natalie është një ndër mbështetëset më të mëdha të fushatave kundra ngacmimeve seksuale në Hollywood. 40-vjeçarja ka treguar se ka 100 histori për të treguar rreth kësaj çështjeje.

Sa i përket, aktores tjetër të famshme hollivudiane Julianne Moore, para pak kohëve ajo ka treguar për herë të parë mbi momentin kur xhiroheshin skenat intime në filmat ku është protagoniste. Fituesja e çmimit “Oscar” tregoi specifikisht për një skenë në “After the Wedding”, ku i duhej të qëndronte shtrirë dhe e zhveshur brenda një vaske së bashku me partnerin e saj në film.