Film & Tv Showbiz

Aktorët e njohur të “Game of Thrones” bëhen prindër për herë të parë!

Aktorët e njohur të “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e njohur kanë mirëpritur djalin e tyre e ndërsa emri i bebushit ende nuk është zbuluar.

Ende nuk ka asnjë lajm zyrtar nga çifti për këtë ngjarje të lumtur në jetën e tyre. Por gjatë periudhës së karantinës, Rose u shpreh se:

Ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse. Burri im dhe unë ishim me fat që kaluam izolimin në fshat. Ka qenë një kohë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, sigurisht që na ka ngadalësuar. 

Image result for Kit Harington dhe Rose Leslie

Rikujtojmë, se pas përfundimit të serialit të famshëm “Game of Thrones” u përfol shumë për gjendjen emocionale të aktorit Kit Harington. 34-vjeçari u shtrua në një qendër rehabilitimi pasi ra në depresion menjëherë pas përfundimit të xhirimeve.

Ndërkaq, Rose njihet nga të gjithë për rolin e saj si Ygritte në serial, që fatkeqësisht nuk arriti deri në finale. Aktorët kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre në vitin 2018.