Celebrities Film & Tv

Aktoret që kanë luajtur rolin e Princeshë Dianës përgjatë viteve…

Princeshë Diana është një figurë shumë e dashur, e cila edhe pse iku herët arriti të fitojë një vend të veçantë jo vetëm në zemrat e britanikëve, por në zemrat e kujtdo që e njohën sadopak atë. Ajo ka shumë fansa kudo në botë për finesën dhe stilin, si edhe për zemrën e saj të madhe. Shumë filma janë luajtur me histori nga jeta e saj. Këto janë disa nga aktoret që kanë sjellë në jetë në një tjetër formë Princeshë Dianën.

Caroline Bliss

Caroline Bliss ka luajtur Princeshë Dianën në filmin e titulluar “Charkles & Diana: A Royal Love Story”. Të luante Dianën teksa aktronte me David Robb në rolin e Princit, ishte paksa e vështirë për Caroline. Ky ishte roli i saj i parë, dhe ajo ende ishte pjesë e shkollës së dramës. Në një intervistë, ajo është shprehur se nuk ka menduar ndonjëherë se i ngjan princeshës.

Nicola Formby

Nicola Formby është një tjetër aktore që ka luajtur rolin e Princeshë Dianës. Ajo ka marrë pjesë në filmin me titull “The Women of Windsor”, me Jim Piddock në rolin e Princit. Dy muaj pas filmit, u bë publik lajmi se Diana dhe bashkëshorti i saj do të ndahen.

Serena Scott Thomas

Në vitin 1992 doli një tjetër film për Princeshë Dianën. I titulluar “Diana: Her True Story” dhe me aktore kryesore Serena Scott Thomas, ky film bazohej në biografinë me të njejtin titull të shkruar nga Andrew Morton. Aty flitej për momentet më të lumtura dhe të trishta të Princeshës, teksa rolin e Princit e luante David Threlfall.

Julie Cox

Pak muaj para se divorci mes Princit dhe Princeshës të përfundonte, në vitin 1996, doli filmi “Princess in Love”, ku aktore kryesore ishte Julie Cox. Filmi bazohej në librin me të njejtin emër të Anna Pasternak, ku flitej për çështjen mes Dianës dhe oficerit të ushtrisë britanike, James Hewitt.

Amy Seccombe

Një film që doli në vitin 1998 me titull “Diana: A Tribute to The People’s Princess” kishte aktore kryesore Amy Seccombe. Filmi u përqëndrua te viti i fundit i jetës së Princeshës, duke përfshirë romancën që përjetoi, e cila mori fund me vdekjen e saj në Paris në 31 gusht.

Genevieve O’Reilly

Ky film doli në vitin 2007 dhe titullohej “Diana: Last Days of a Princess”. Më shumë si dokumentar, ky film u bazua te ditët e fundit të Dianës. Në të u përfshinë gjithashtu pamje reale të lajmeve që qarkulluan ato kohë. Një dokumentar rrënqethës me lajme e zbulime shokuese!

Lesley Harcourt

Aktorja skoceze pati një perfomancë si nëna e William në filmin “William & Catherine: A Royal Romance”. Filmi u transmetua në gusht të vitit 2011, katër muaj pas martesës së çiftit mbretëror.

Naomi Watts

Naomi Watts luajti në filmin me emrin “Diana” i cili u transmetua në vitin 2013 dhe fokusohej në marrëdhënien e komplikuar të saj me Hasnat Khan. Aktorja në një intervistë tregoi se arsyeja që donte ta refuzonte rolin, shumë shpejt u bë motivi që po ashtu e deshi këtë rol. Ajo ndihej tepër e sfiduar teksa aktronte një personazh rreth të cilit të gjithë dinin dhe njihnin.

Bonnie Soper

Bonnie Soper ka luajtur dy herë rolin e Princeshë Dianës në filmat “Harry & Meghan: A Royal Romance” dhe “Harry & Meghan: Becoming Royal”. Rolin e Harry dhe Diana e luajtën aktorë të ndryshëm por Princeshë Diana nuk ndryshoi. Aktorja ka treguar në intervistë se ka patur gjithnjë shumë interes për Dianën, por nuk iu përkushtua dhe aq shumë skenave që ka patur.