Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktori Fabien Frankel tregon skenën më të sikletshme të tij në “House of the Dragon”!

Nuk është edhe aq e thjeshtë të realizosh skena intime në filma. Për aktorin e “House of the Dragon” Fabien Frankel  u deshën 7 muaj për realizimin e skenës intime me Milly Alcock. Frankel shpjegoi se nuk donte që kjo skenë të dukej si diçka e vërtetë dhe e ndjerë ndaj sipas tij, u desh një kohë kaq e gjatë për ta bërë atë siç duhej. 28-vjeçari interpreton rolin e rojës mbretërore, Ser Criston Cole.

Personazhi i tij, në një moment, kryen marrëdhënie intime me princeshën Rhaenyra Targaryen, që luhet nga Milly Alcock. Skena, shtoi ai është diskutuar për më shumë së shtatë muaj që ata ta bënin siç duhet.

Gjeja më e rëndësishme për mua ishte të mos dukej si në një skenë e zakonshme seksi, sepse nuk duhet të jetë kështu, për shkak se nuk është kështu. Të gjithë ata që bëjnë seks do ju thonë se seksi nuk është edhe aq i bukur. Nuk është diçka piktoreske, e mahnitshme, është e sikletshme, sidomos kur jeni të rinj. Ke një siklet në të cilin duhet të ulesh e të zbulosh dhe të kuptosh trupin e tjetrit pa harruar anën praktike dhe gjërat e tjera.

Rikujtojmë, se “House of the Dragon” vjen si një paraprijës ambicioz i një prej serialeve më të njohura të të gjitha kohërave dhe ndoshta, një lloj korrigjimi për t’u rikthyer në binarë ose për t’u ulur në fronin e programeve televizive. Megjithatë, një nga serialet e shumëpritura të vitit, ka marrë shumë kritika menjëherë pas premierës për shkak të mosparalajmërimit para episodit të parë dramatik. Paraprijësi i “Game of Thrones” pati një numër rekord shikuesish ndërkombëtarë por mori kritika në mediat sociale për përfshirjen e një skene të lindjes pa asnjë paralajmërim paraprak.