Film & Tv

Aktori i njohur tregon si i ndryshoi jeta pas ardhjes në jetë të vajzës!

Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grint, u bë baba për herë të parë në maj të vitit të kaluar. Ndërkohë disa muaj më parë ai ju bashkua Instagram-it dhe postimi i parë shkriu zemrat e të gjithëve. Ai publikoi një foto me vajzën e tij, të cilën e prezantoi për herë të parë me gjithë botën.

Ndërkohë së fundmi ai ka treguar se si i ka ndryshuar jeta pas ardhjes në jetë të vajzës.

Është shumë qejf. E ndjej që kam ndryshuar si njeri. Kam ndaluar së piri duhan menjëherë. Kam filluar të fle shumë herë më mirë, sepse më parë kam pasur shumë probleme të tmerrshme me gjumin, tani po fle.

Aktori ka treguar se ardhja në jetë e vajzës gjatë pandemisë i bëri gjërat më interesante dhe eksperiencën shumë më të gjallë.

Kemi qenë thjesht ne, duke punuar në shtëpi. Unë ndihem shumë herë, nuk e di, çuditërisht i relaksuar. Ka qenë një proces shumë qetësues për mua. Sigurisht që ka ditë që ajo është e karikuar. Por ka diçka shumë të bukur tek rutina, mua më ka bërë më mirë, mendoj.