Film & Tv

Aktori i njohur akuzon serialin “Friends”?!

Aktori i njohur, Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për njerëzit në mbarë botën. Artisti i mirënjohur ka rrëfyer gjëra që s’i kishte thënë më herët për publikun. Aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve ’90, “Friends”, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit.

Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek “Mr Bean”, ndërsa tek “Friends” në vitin 1997. Mirëpo, kjo skenë u përsërit nga Rowan Atkinson në vitin 1998, duke i bërë njerëzit të mendojnë se “versioni origjinal” i kësaj batute ishte ai i “Friends”. Ndërkaq, Rowan është shprehur se:

Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen.

Mr.Bean akuzon ‘Friends’ për vjedhjen e një skene

Së fundmi, aktori ka trishtuar fansat pasi ka treguar se nuk i ka pëlqyer të luajë rolin e “Mr Bean”.

Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj. Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr.Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht.