Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Alec Baldwin i nënshtrohet një operacioni, zbulohet gjendja e tij shëndetësore!

Aktori i njohur Alec Baldwin është duke u rikuperuar pasi iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e ijeve. Lajmi u bë i ditur nga gruaja e tij Hilaria Baldwin pasi postoi një foto në Instagram ku shihej pranë aktorit teksa ndodheshin në spital. “Alec mori një kofshë të re sot. Kemi kaluar kaq shumë së bashku. Unë me të vërtetë dua që ta ta lësh pas vetes këtë kapitull shumë intensiv të dhimbjes kronike dhe të përmirësohesh”-tha ajo.

Më tej, Hilaria vazhdoi të falënderojë ekipin e mjekëve, infermierëve dhe stafit që punon me Alec Baldwin. Operacioni i tij vjen disa javë pasi aktori përfundoi xhirimet e filmit të tij “Rust”. 18 muaj pas ngjarjes tragjedisë, ku mbeti e vrarë aksidentalisht fotografja, Halyna Hutchins, gjatë xhirime në New Mexico, kasti i filmit “Rust” u rikthye në shesh-xhirim. 7 muaj më parë, Baldwin arriti një marrëveshje me bashkëshortin e Halyna Hutchins, sipas të cilës iu dha drita jeshile rikthimit të xhirimeve të filmit “Rust” me të njëjtin subjekt, me të njëjtët aktorë dhe të njëjtin regjisor, Joel Souza, që në ngjarjet e 2021 mbeti po ashtu i plagosur.