Celebrities Film & Tv

Aktori i njohur i ‘Shang-Chi: Legend of Ten Rings’ tregon zanafillën e rolit të tij në film!

Vetëm disa ditë para se ‘Shang-Chi: Legend of Ten Rings’ të dilte në kinema, Simu Liu rizgjoi diskutimet në lidhje me një ‘tweet’ që ai kishte bërë që në vitin 2018. Mendohet se ajo mund të jetë fillesa e gjithçkaje. Liu, ishte një aktor më i njohur për rolet e tij në serialet kanadeze ‘Kim’s Convenience’ dhe ‘NBC’s Taken’ para se të merrte rolin e shumë dëshiruar, në aventurën si superhero i Marvel-it.

Me filmin që mbërrin në kinema këtë të premte me 3 shtator, Liu gjatë një interviste u shpreh se postimi i tij në rrejtin social Twitter, i bërë që në vitin 2018 mund të ketë qenë një shtysë që ai të bëhej pjesë e kastit të këtij super filmi. Në dhjetor të vitit 2018, Marvel bëri të ditur se kishte punësuar Dave Callaham për të shkruar skenarin për filmin e ri që do të vinte. Aktori Simu me sa duket iu përgjigj lajmit në mënyrën e tij, nëpërmjet Twitter -it, që atëherë kur ai kishte vetëm 500 ndjekës dhe i kërkonte Marvel-it të bëhej pjesë e kastit pasi ishte i interesuar për rolin.

OK @Marvel, do të flasim apo çfarë? #ShangChi 

Interested: Liu seemingly responded to the news in his own way, taking to his Twitter, where he had, 'like 500 followers,' and essentially told Marvel he's interested in the role

Gjatë intervistës aktori u shpreh se e kishte postuar për arsyen e vetme ngaqë ai i donte shumë filmat me superheronj. Ai shtoi gjithashtu se:

Është e mrekullueshme tani që po marr të gjitha meritat në këtë moment, për ta bërë atë të drejtë, por jam i sigurt se ka mijëra tweet-e nëse ktheheni aq larg sa mund të ketë gjëra që unë nuk i kam kuptuar siç duhet ose të parashikoj të ardhmen krejtësisht gabimisht.

Drejtori Destin Daniel Cretton u vendos për të marrë drejtimin e Shang-Chi që në Mars 2019. Studio filloi të transmetojë në verën e vitit 2019, me Liu të zgjedhur zyrtarisht në 16 korrik. Këto ishin fillimet e para për aktorin i cili tani është bërë mjaft i famshëm me rolin e tij në këtë film. Në një intervistë, Cretton është shprehur se:

Unë nuk mendoj se dikush nga ‘Marvel’ e pa atë tweet, por gjithësesi është një histori e mrekullueshme kështu që nuk do të përpiqem ta shuaj atë.

Ndërkohë, ‘Shang-Chi: Legend of Ten Rings’ mund ta shihni duke filluar nga dita e sotme në Cineplexx. Gjithashtu nesër fillon dhe sezoni i ri i “At The Movies” në Top Albania Radio, ku Edi dhe Arta do të na njohin më shumë me premierat e reja që nuk duhet të humbasim në kinema.