Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur i “The Hunger Games” zbulon se vuan nga sëmundja e kancerit!

Stanley Tucci zbuloi se u diagnostikua me kancer tre vite më parë gjatë një interviste të dhënë për revistën Vera. Diagnostikimi me kancer ishte një situatë e vështirë për t’u kaluar për aktorin e mirënjohur të ‘Captain America’ pasi ai humbi gruan e tij të parë nga kanceri në vitin 2009 në moshën e re 47 vjeçare.

“Unë kisha premtuar se nuk do të bëja kurrë një gjë të tillë, sepse gruaja ime e parë vdiq nga kanceri dhe ta shihje atë të kalonte nëpër këto trajtime për vite ishte e tmerrshme,” tha 60-vjeçari, duke shtuar se si diagnoza ndikoi shumë në familjen e tij. Trajtimi i tij vazhdon me kimioterapi dhe u zbulua pasi mjekët gjetën një tumor të madh në bazën e gjuhës së tij, e cili ishte “shumë e madhe për t’u operuar”.

Si rezultat, atij iu desh të përdorte një tub ushqyes për gjashtë muaj. Ai gjithashtu shtoi se ishte i shqetësuar se si kjo gjë do të ndikonte në familjen e tij, përfshirë fëmijët. Stanley tregoi se për pak mund tè kishte ndikuar edhe tek shkollimi i binjakëve të tij dhe se kanceri e ka plakur atë shumë. “Fëmijët ishin të shkëlqyeshëm në shkollë, por ishte e vështirë për ta. Unë kisha një tub ushqimi për gjashtë muaj. Mezi arrita të mbaroja shkollën e mesme të binjakëve”, tha ai. “(Kanceri) të bën të ndihesh më shumë i frikësuar dhe jo aq shumë në të njëjtën kohë. Ndihem shumë më i vjetër se sa para se të isha i sëmurë. Por gjithsesi dëshiron të ecësh përpara dhe t’i çosh gjërat deri në fund.”

Për fat aktori shtoi gjithashtu se ai po kurohet dhe po vazhdon punën e tij. Tucci ka një listë të gjatë të filmave ku ka luajtur gjatë karrierës së tij, përfshirë The Hunger Games, Captain America: The First Avenger, Beauty and the Beast, Percy Jackson: Sea of ​​Monsters dhe BoJack Horseman. Ai gjithashtu do të shfaqet në Kingsman: The Golden Circle, i cili do të dalë në kinema në 22 Dhjetor 2021.