Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Aktori i njohur Jared Leto në një lidhje me modelen e njohur të “Victoria’s Secret”?!

Aktori i njohur i filmit “House of Gucci”, Jared Leto së fundmi ka zgjedhur që të pushojë disa ditë në Europë dhe të kalojë kohën me miqtë e tij në një jaht në Rivierën e bukur franceze. Deri këtu gjërat duken normale por ka edhe diçka! Leto është parë i shoqëruar nga modelja e “Victoria’s Secret”, Kelsey Merritt.

Aktori 50-vjeçar dhe modelja 25-vjeçare shijuan ngjitjen në shkëmb në Sardenjë të Italisë pas një shkëputjeje nga jahti i tyre, duke nxitur thashethemet për romancë të mundshme. Ai e ndoqi nga afër Kelseyn teksa u ngjitën së bashku në një shkëmb duke u ndalur më pas edhe në ishullin Tavolara në brigjet verilindore të Sardenjës.

Dyshes iu bashkua dikush që dukej se ishte një udhërrëfyes ose instruktor i ngjitjes në shkëmb, ndërsa ai gjithashtu drejtoi varkën e tyre deri në vendin e ngjitjes. Jared dhe Kelsey kanë qëndruar në një super jaht edhe me modelet e tjera të “Victoria’s Secret”, Jasmine Tookes dhe Izabel Goulart.

Ende nuk dihet nëse dyshja janë në lidhje,por dimë se Jared më parë ka patur një romancë me Cameron Diaz, Katy Perry, Lindsay Lohan, Scarlett Johansson dhe Ashely Olsen, si dhe me modelen Valery Kaufman.

Vlen të theksohet gjithashtu se aktori i njohur dhe mjaft i pëlqyer nga publiku në mbarë botën di si të tërheqë vëmendjen dhe këtë nuk e bën vetëm me talentin e tij në aktrim por edhe me stilin e veshjes. Më e fundit ka qenë ajo në premierën e filmit “Morbius”. Leto kishte zgjedhur një kostum të bardhë saten, shoqëruar me një këmishë të zbërthyer nga poshtë.