Celebrities Film & Tv Love & Sex Showbiz

Aktori i njohur për rolin e Lokit në filmat e “Marvel” së shpejti do të bëhet baba!

Tom Hiddleston dhe e fejuara e tij Zawe Ashton janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Një burim i afërt me Page Six konfirmoi se çifti do të bëhen prindër së shpejti. Ashton, e cila së fundmi mori pjesë në premierën e filmit të saj të ri, “Mr. Malcolm’s List” në qytetin e Nju Jorkut të mërkurën mbrëma. Zawe u shfaq për herë të parë me barkun e saj të vogël dhe të rrumbullakosur teksa ecte në tapetin e kuq.

Ashton dukej mahnitëse me një fustan me rruaza dhe plot me gura që shkëlqenin, enkas për premierën. Ndërsa ylli i cili luan rolin e Lokit nuk ishte i pranishëm në ngjarje, Zawe iu bashkua aktorëve të tjerë si Freida Pinto, Sope Dirisu, Theo James dhe Sianad Gregory, si dhe regjisores Emma Holly Jones. Hiddleston konfirmoi lajmin për fejesën e tij me Ashton në fillim të këtij muaji.

Në një intervistë për Los Angeles Times, Tom konfirmoi fejesën e tij, foli për herë të parë për të fejuarën e tij dhe tha:

Jam shumë i lumtur.

Çifti ndezi thashethemet e fejesës gjatë paraqitjes së tyre në çmimet BAFTA 2022. Aktorja mori një vëmendje shumë të shtuar me unazën e saj prej diamanti. Hiddleston para Ashton ka qenë në një lidhje me Susannah Fielding nga viti 2008 deri në 2011. Aktori i njohur i “Marvel” ka qenë gjithashtu në lidhje me Taylor Swift në vitin 2016. Aktori foli për marrëdhënien e tij me Swift në një intervistë në 2017 dhe tha:

Ajo është bujare, e sjellshme dhe e bukur. Kaluam kohën më të mirë së bashku.

Sa i përket karrierës së tij, aktori tani është duke u përgatitur për sezonin e dytë të Loki. Ai është parë së fundmi në serialin AppleTV+, “The Essex Serpent” së bashku me Claire Danes. Hiddleston nuk do të shihet në filmin e katërt të Thorit të Chris Hemsworth, “Thor: Love and Thunder”, i cili do të shfaqet më 7 korrik.