Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktori i njohur vjen me një projekt të ri rreth industrisë së filmit!

Aktori i njohur George Clooney ka zbuluar së fundmi se do të jetë pjesë e një programi arsimor në Los Anxhelos për të përgatitur nxënësit e shkollave të mesme për profesionet në industrinë e filmit. Programi do të sponsorizohet nga Clooney dhe aktorët Eva Longoria dhe Don Chidel dhe do të fillojë në vjeshtën e vitit 2022.

Aktori ka treguar se fillimisht, ai do t’u japë mësime studentëve të moshës 14 deri në 16 vjeç që shkojnë në një shkollë të mesme në Los Anxhelos dhe më pas në shkolla të tjera publike.

Sa i përket jetës sentimentale,  Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal janë shembulli më i përsosur i rastësisë dhe faktit që kurrë nuk është vonë të biesh në dashuri. George ishte betuar se do të ishte beqar për gjithë jetën. Por jeta e tij ndryshoi kur njohu partneren e zemrës, Amal. Clooney dhe bashkëshortja e tij, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it ndërkombëtar.

Pak kohë më parë, rezidenca milionë dollarëshe e aktorit të njohur u përmbyt nga uji. Rruga automobilistike e aktorit hollivudian u përmbyt nga rreshjet e vazhdueshme të shiut, madje edhe kopshti i tij, duke përfshirë një fushë tenisi, ishin zhytur nën ujë me baltë.

Rikujtojmë, se George rreth dy viteve më parë ka dhënë një intervistë për “Good Morning Britain” ku ka folur mbi mënyrën se si Meghan Markle dhe Princ Harry po trajtohen nga media.