Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktori i “Squid Game” duartrokitet nga fansat teksa zbulon arsyen e thjeshtë pse refuzoi intervistat e tij!

Më 9 janar, aktori i serialit të njohur që theu rekorde shikueshmërie “Squid Game”, O Yeong Su shkroi një histori të re në industrinë e filmit korean teksa fitoi çmimin ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’ në ‘Golden Globes 2022’. Ai është bërë aktori i parë korean që fiton këtë çmim të madh dhe u vlerësua për rolin e tij në serialin megahit të Netflix.

Me këtë rekord të ri, shumë media u rreshtuan për të intervistuar O Yeong Su. Megjithatë, sipas një raporti të “The JoongAng”, aktori refuzoi të gjitha intervistat për një arsye të thjeshtë. Aktori u përgjigj për mediat:

Nuk mundem sepse nesër kam një shfaqje në teatër.

Shumë ndjekës në rrjet po e duartrokasin aktorin për zellin e tij të pandryshueshëm dhe pasionin e tij për aktrimin. Përdoruesit komentuan:

Ai është kaq i mrekullueshëm.

Unë e dua shumë atë.

Ai është shumë i qëndrueshëm dhe ka kaq shumë pasion për aktrimin.

Mendoj se është kaq e çmendur që refuzoi intervistat për shkak të shfaqjes që ka nesër.

Ndërkohë, u raportua se O Yeong Su ndau fjalimin e tij të pranimit përmes një interviste telefonike. U zbulua se O Yeong Su ishte në mungesë të fjalëve për një kohë derisa ai i tha një media:

Mendoj se kjo është hera e parë në jetën time që dua t’i them vetes se jam një njeri ‘okay’.

O Yeong-su e nisi karrierën si aktor teatri, me më shumë se 200 role që nga viti 1967. Më pas, kaloi në televizion dhe kinematografi. Që prej debutimit në Netflix në shtator 2021, “Squid Game” është shndërruar në serialin më të parë në platformë, në 94 shtete, nga 142 milionë të abonuar. Në tetor të vitit të kaluar, O Yeong-su zbuloi edhe sa shumë kishte ndryshuar jeta e tij që prej daljes së serialit. Yeong-su tha se shumë njerëz po përpiqen ta kontaktojnë atë pas famës, saqë atij i është dashur që vajza e tij ta ndihmojë atë…