Celebrities Film & Tv Live From Tirana

Aktori i talentuar Mateo Dervishaj sugjeron 5 filmat e tij të preferuar!

Këtë javë, në të mërkurën artistike “Live From The Cinema” ishte i ftuar aktori i ri dhe i talentuar Mateo Dervishaj i cili na sugjeron pesë filmat e saj të preferuar.

1- “The Lobster” (2016)

“Është një film që flet për një realitet ku njerëzit që janë ‘single’ paragjykohen dhe nuk lejohen të jetojnë me pjesën e njerëzve që nuk janë dhe detyrohen të shkojnë në pyll dhe të jetojnë jetën e një grupi që janë kundër këtij sistemi ku njerëzit ndahen. Kanë rregullat e tyre dhe nëse nuk bëhen partner me dikë kthehen në një kafsh.”

2. “The piano teacher” (2011)

“Është një film interesant, thriller psikologjik. Flet për një vajzë që është mësuese piano por që ka jetuar një jetë të ndrydhur të kontrolluar nga e ëma. Vajza ka disa frustrime seksuale të çuditshme që nuk i kupton dhe gjen ti eksplorojë me një djalosh që futet me zor të bëhet student i saj. Shikojeni këtë film për performancën e aktores.”

3- “Venus in fur” (2014)

“Është një film shumë ‘fun’. Jam dashuruar. Flet për lojën mes aktorit dhe regjisorit, kush e ka fuqinë në jetë mashkulli apo femra. Flet për një aktore që vjen të kërkojë rolin kryesor në një shfaqje. Gjatë filmat zhduken linjat, nuk e kupton kush flet, regjisori apo aktori.”

4. “Synecdoche, New York” (2008)

“Ka qenë një sugjerim nga një tjetër mik. Është një dramë pak surreale dhe flet për një regjisor dhe veshtirësitë në jetë për të bërë një vepër me vlera. Në momentin që shoqja e braktis ky fillon të kërkojë forcën brenda tij, fokusohet te vetja dhe kërkon të analizojë çdo aspekt të jetës së tij. Ai kërkon që e gjithë universi të rrotullohet drejt tij.”

5. “Persona” (2021)

“Ma ka sugjeruar një shok. Flet për një aktore e cila pëson një shok dhe çdo gjë në jetë i duket patetike dhe vendos të mos flasë më. Pastaj shkon një infermiere që kujdeset dhe kjo infermieria është një pjesë e vetë aktores. Filmi ka një performancë të mirë, skena të bukura, regjisori ka bërë mrekullira.”