Gossip

Aktori kryesor i serialit “Osmani” ofendon stafin e tij gjatë xhirimeve?!

Një prej aktorëve më të njohur dhe të talentuar turk, i cili është gjithashtu shumë i preferuar nga publiku shqiptar, Burak Özçivit, mesa duket ka filluar të ketë probleme me drejtësinë.

Fama e tij është shtuar nga seriali historik “Osmani”, në të cilin luan rolin kryesor. Por një ngjarje ka përzierë gjakrat mes aktorit dhe disa prej punonjësve të serialit.

Në polici është bërë një kallëzim ku Burak akuzohej që kishte ofenduar rëndë 4 nga punonjës e tij gjatë xhirimeve të serialit.
Njëri prej tyre është shprehur se aktori kryesor i serialit i ka makluar ata shumë keq, por askush nuk mund të fliste për çfarë ka ndodhur.
Sipas tij ai kishte dalë nga çadra në të cilën qëndronte dhe kishte filluar t’i ofendonte rëndë të katërt teksa i shikonte drejt e në sy.
Punonjësi ka shtuar duke thënë se pasi u larguar, aktori u kthye sërish duke iu drejtuar me të njëjtat fjalë, të gjithë u shokuan por askush nuk foli asgjë.

Ky lajm ka bërë bujë në mediat turke, madje kanë shkruar se zyra e Kryeprokurorisë ka nisur hetim kundër tij me akuzën “Fyerje publike të më shumë se një personi”.
Nuk ka vonuar shumë dhe vetë aktori ka dhënë një përgjigje dhe shpjegim për të gjitha këto që ndodhën.
Özçivit ka treguar se kurrsesi nuk i ka ofenduar ata, pavarësisht se ambienti i punës është tepër stresues.

Asnjë sharje apo fyerje nuk doli kurrë nga goja ime. Kushdo që më njeh mirë e di që unë nuk jam një person që mund t’i shqiptoj këto mallkime.