Bota Celebrities

Aktori Ryan Grantham dënohet me burgim të përjetshëm pasi vrau nënën e tij!

Aktori amerikan Ryan Grantham së fundmi është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e nënës së tij, Barbara Ëaite në vitin 2020. 24-vjeçari, i cili interpretoi Jeffrey Augustine në dramën “Riverdale”, e mori dënimin në Gjykatën Supreme të British Columbias në Vankuver.

Grantham u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë, pasi fillimisht ishte akuzuar për vrasje të shkallës së parë. Aktori pranoi se kishte qëlluar nënën e tij në pjesën e pasme të kokës ndërsa ajo luante në piano në shtëpinë e tyre. Sipas prokurorëve, ai gjithashtu kishte dashur të vriste kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Aktori kanadez e ka qëlluar të ëmën me armë zjarri prapa kokës dhe e kishte filmuar më pas trupin e saj, duke thënë se ishte ai që e kishte qëlluar, dhe se në momentet që pasuan “ajo duhet ta kishte ditur që isha unë”. Ryan u largua me makina dhe udhëtoi afërsisht 200 kilometra në lindje deri në qytetin Hope, por më pas u kthye dhe ndaloi në një komisariat policia në Vankuver ku i tha një efektivi:

Unë vrava nënën time.