Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktori shqiptar ka refuzuar që të ishte pjesë e “Euphoria” për arsye se…

Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Action Bronson, ka zbuluar se para pak muajsh i është ofruar një rol në serialin e njohur dhe mjaft të suksesshëm “Euphoria”, por ai e ka refuzuar. Në një intervistë të fundit për Complex, reperi ka reflektuar mbi rolet e tij të fundit në aktrim, duke përfshirë “The Irishman” dhe “The King of Staten Island”, përpara se të përmendte ato që ai refuzoi. Ai u shpreh se:

Ata donin që unë të luaja një tregtar droge që po shkonte me vajzat e shkollës së mesme.

Në fillim të këtij viti, Action Bronson publikoi një album të ri të quajtur “Crocodrillo Turbo”. Në një prononcim për albumin dhe titullin e tij, ai tha:

Këtë album e kam krijuar për herë të parë teksa isha në ujë. Kam kaluar një pjesë të jetës time në ujë. Unë jam thjesht një njeri i ujit. Unë kam lindur në ujë, jam një shenjë uji.

“Euphoria” ndërkohë ka nisur përgatitjet për një sezon të tretë në HBO. Francesca Orsi nga HBO tha:

Sam, Zendaya dhe i gjithë kasti dhe ekipi i Euphoria e kanë çuar sezonin e dytë në lartësi të jashtëzakonshme. Nuk mund të ishim më të lumtur të punonim me këtë ekip të talentuar, jashtëzakonisht të talentuar apo më të emocionuar për të vazhduar udhëtimin tonë me ta në sezonin e tretë. 

Nga ana tjetër theksojmë se të shumtë kanë qenë yjet e njohur të cilët e kanë pëlqyer serialin madje për disa edhe ka qenë frymëzues si në rastin e Britney Spears. Por kujtojmë gjithashtu se një nga aktoret më të njohura të serialit Zendaya nuk mori pjesë as në mbrëmjen e “Met Gala 2022” për arsye sepse po merret dhe është e angazhuar në xhirimet e filmave.